Shkencë

Eksperimentet, shkencëtarët duan të përziejnë dozat e dy vaksinave anti-Covid

Ekspertët britanike janë bashkuar për të studiuar mbi një përgjigje më efikase ndaj Covid-19. Hulumtuesit do të vijojnë me një studim për të parë se si do të funksionojë përzierja e dy vaksinave për Covid-19. Ideja e ekspertë atje është që individët të marrin dozën e parë të një vaksinë (Pfizer) dhe dozën e dytë një vaksinë të një kompanie tjetër (Moderna ose AstraZeneca). Sipas tyre kështu do të sigurohet më shumë fleksibilitet në përdorimin e vaksinave, duke shmangur kështu dhe vonesat që mund të bëhen me furnizimet. Shkencëtarët thonë se përzierja e goditjeve gjithashtu mund të japë mbrojtje edhe më të mirë.
Aktualisht, udhëzimet zyrtare nga Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin në Britani thonë se kushdo që tashmë ka dhënë dozë Pfizer-BioNTech ose Oxford-AstraZeneca si pjesë e programit të imunizimit të miratuar duhet të marrë të njëjtën vaksinë për të dyja dozat. Në rrethana shumë të rralla mund të përdoret një vaksinë e ndryshme, nëse është në dispozicion vetëm një vaksinë, ose nuk dihet se cila është dhënë për dozën e parë.
Shkencëtarët kanë arsye për të besuar se mënyra e re e përzierjes që po provohet mund të jetë e dobishme. Për shembull disa programe të imunizimit Ebola përfshijnë përzierjen e vaksinave të ndryshme për të përmirësuar mbrojtjen. Studimi Com-Cov, i drejtuar nga Konsorciumi Kombëtar i Vlerësimit të Programit të Imunizimit, do të përfshijë më shumë se 800 vullnetarë mbi moshën 50 vjeç në Angli. Disa do të marrin vaksinën Oxford-AstraZeneca të ndjekur nga vaksina Pfizer-BioNTech ose anasjelltas me një periudhë kohore të largët 4 deri në 12 javë.
Ministri i shëndetit publik Nadhim Zahaëi në Britani është shprehur se kjo është një metodë e sigurtë, pasi përzierja e dozave është “diçka që është bërë historikisht” edhe me vaksinat e tjera të tilla si ato për hepatitin, poliomielit, fruth, shyta dhe rubeolë.

Eksperti Matthew Snape nga Universiteti i Oksfordit, tha se “studimi është jashtëzakonisht emocionues” dhe do të siguronte informacione jetike për përhapjen e vaksinave në të gjithë botën. Ai tha se studimet mbi kafshët kanë treguar “një përgjigje më të mirë të antitrupave me doza të përziera sesa me marrjen e të njëjtës vaksinë.
“Do të jetë me të vërtetë interesante të shohim nëse metodat e ndryshme të vaksinimit mund të çojnë në një përgjigje të zgjeruar imune te njerëzit, ose të paktën një përgjigje që është aq e mirë sa dhënia e të të njëjtave doza” shpjegoi ai.
Shkencëtarët do të monitorojnë vullnetarët për efektet anësore dhe për të parë se sa mirë reagojnë sistemi i tyre imunitar. Dhe megjithëse studimi i plotë do të vazhdojë për 13 muaj, shkencëtarët shpresojnë të jenë në gjendje të japin disa të dhëna fillestare deri në qershor.
Zëvendës shefi mjekësor i Anglisë, Jonathan Van-Tam, tha se duhet të kishte përfundime për të mësuar nëse dozat e vaksinave mund të përziheshin ose jo, duke pasur parasysh “sfidat” e numrit të madh të njerëzve që kanë nevojë për goditje dhe kufizime të mundshme globale të furnizimit. Ai tha se kombinimi i vaksinave mund të çojë në një mbrojtje më të mirë “duke dhënë nivele edhe më të larta të antitrupave që zgjasin më gjatë.

“Në qoftë se kjo nuk vlerësohet në një provë klinike, ne duhet të konsiderojmë të pavlefshme,” tha ai.
Burimi:BBC/Përktheu:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë