Politike

PD: Rama nuk tërhiqet nga krimi, e shpërblen me tendera dhe leje ndërtimi

Partia Demokratike thotë se Edi Rama nuk është tërhequr nga qeverisja bashkë me krimin, që sipas opozitës, në pamundësi për të zgjedhur kriminelë si përfaqësues në Kuvend dhe në pushtetin vendor, po i shpërblen me tendera dhe leje ndërtimi në këmbim të mbledhjes së votave.

“A u tërhoq Rama? Jo! U ka dhënë tendera, licenca, leje ndërtimi në këmbim të votave. Plani i tij urbanistik me kulla për Tiranën është manuali i lavatriçes së parave të Ndrangheta-s. Ai plan është ftesë për riciklimin e parasë së mafias”, deklaron ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi.

Bylykbashi deklaron se gjatë hartimit të ligjit të dekriminalizimit ka pasur përpjekje nga ana e socialistëve për ta bërë atë të paefektshëm, por presioni i SHBA dhe BE i detyroi që në fund të votojnë variantin që është në fuqi.

Ish-deputeti demokrat thotë gjithashtu se cilësimi i dekriminalizimit si antikushtetues nga ana e Kryeministrit Edi Rama mbërrin pas kërkesës së ambasadorëve për të mos kandiduar kriminelë e të korruptuar më 25 prill.

“Ua tregoi vendin ambasadoreve si levend qe eshte, por pergjigjen ia dha deklarata e Ambasadores se SHBA”, thotë ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë