Ka ndodhur

GJKKO konfiskon 5 milionë euro të të dënuarve për laboratorin e heroinës në Has

GJKKO ka konfiskuar pasuritë e disa të dënuarve të dosjes 339 që lidhet me laboratorin e heroinës në Brenogë të Hasit.

Bëhet me dije se vlera e pasurive shkon në 5 milion euro. Disa prej tyre janë  të grupit të Avdylajve në Shijak.

Gjithashtu në vijim të njoftimit të SPAK, thuhet se disa prej pasurive janë në emrin e Admir Hoxhës, ndërsa disa automjete të tjera i përkasin Saimir Sulejmanit, Esat Mehmetit, Xhevit Shutit, Flamur Çelajt dhe Shkëlqim Avdylit, përgjithësisht pasuritë ishin në prona si 1 bar-restorant, hotel 4 -katësh në Rinas-Krujë dhe 7 automjete.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë