Ka ndodhur

Rriten fatalitetet, 13 viktima dhe 865 raste të reja në 24 orë

Shqipëria ka regjistruar ditën e parë të shkurtit një bilanc të rënduar viktimash nga COVID-19. 13 pacientë kanë humbur jetën së fundmi nga koronavirusi, 9 prej të cilëve në Tiranë.

Nga ana tjetër numri i të infektuarve ka pësuar një rënie të lehtë, pasi sot ka 865 të infektuar nga COVID-19.

498 qytetarë të tjerë janë shëruar përfundimisht nga COVID-19, kurse në spitalet COVID vijojnë trajtimin 365 pacientë, 9 prej të cilëve të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
421 raste në Tiranë, 55 në Fier, 39 në Lushnje, 35 në Durrës, 29 në Kurbin, 26 në Vlorë, 23 në Sarandë, 22 në Delvinë, 20 në Elbasan, 17 në Shkodër, 16 në Berat, nga 14 raste në Kavajë, Gjirokastër, Divjakë, Kuçovë, 13 në Mallakastër, nga 9 raste në Lezhë, Gramsh, 8 në Peqin, nga 7 raste në Mirditë, Malësi e Madhe, 6 në Kukës, 5 në Rrogozhinë, nga 4 raste në Kamëz, Dibër, Skrapar, Cerrik, nga 3 raste në Prrenjas, Konispol, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Fushë-Arrëz, Bulqizë, Memaliaj, Kolonjë, nga 1 rast në Korçë, Tropojë, Mat, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Belsh, Shijak, Poliçan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë