Ka ndodhur

Falsifikuan teste Covid për të udhëtuar në vendet e BE, shkon në 5 numri i të arrestuarve

Shkon në pesë numri i të arrestuarve të operacionit “Shtegtimi”.

Policia e Tiranës bën me dije se ka rënë në pranga anëtari i pestë i grupit që dërgonte qytetarë në vendet e BE-së gjatë periudhës së pandemisë kundrejt përfitimit 600 euro duke shmangur detyrimet tatimore e falsifikuar formularët e testit të “Covid 19”.

“Në vijim të operacionit, nga shërbimet e Policisë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit O. Gj., 18 vjeç.
Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, duke përfituar nga situata e pandemisë ‘COVID-19’, nëpërmjet kamuflimit, për t’u mundësuar udhëtarëve të ndryshëm vajtjen në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani, kanë përfituar shumën 600 euro për person, duke shmangur detyrimet tatimore, si dhe kanë falsifikuar formularë të testit ‘COVID-19’ dhe garanci të destinacionit të vendit pritës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia thotë se vijon puna për dokumentimin dhe mbledhjen e provave të tjera, si dhe për evidentimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë