Pfizer do të sjellë dozat e radhës të vaksinës anti-Covid ditën e hënë. Lajmin e njoftoi Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me qytetarët në Korçë.
“Ne ia dolëm të dalim nga rrethimi i skemës që u lamë jashtë B. Arritëm të kemi kontratë me Pfizer drejtpërdrejt pa pritur të vijnë vaksinat nga Covax dhe nuk dihet se kur do të fillojë. Kemi kontratë me Pfizer për 500 mijë dozat e rinovueshme. Do të duhej të kishin ardhur 10 mijë doza në fund të janarit. Për shkak se nuk ka dhe as ne nuk bëjmë përjashtim nga e përgjithshmja dhe Pfizer bëri spostim në kohë, nuk i patëm në kohë vaksinat. Po kemi marrë konfirmimin që do të fillojë furnizimi nga Pfizeri ditën e hënë”, tha Rama.
Kryeministri u shpreh se sasia do të jetë më e vogël se e e premtuara, por se do të rriten shpejt.
Rama tha gjithashtu se Shqipëria është pranë finalizimit të një kontrate me Astrazeneca.
“Kemi filluar kontakte paraprake për të zënë radhën”, shtoi ai.
Kreu i qeverisë tha se janë gati 3 skenarë për vaksinimin e popullsisë.
“Plani është me 3 skenarë vaksinimi për 14 muaj do fillojë trajnimi për ata që do të vaksinojnë, paso ky proces do informim dhe trajnim. Skenari tjetër 18 muaj dhe i treti 22, ose 24 muaj. Jam optimist që do jemi në rrugën e duhur edhe në këtë aspekt”, deklaroi Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.