Ndër nënproduktet më të çuditshme të Revolucionit Kulturor ishte krijimi i një prej sindikatave më vdekjeprurëse në botë, të krimit të organizuar.
Kur Mao Ce Dun më në fund u kthye kundër Gardës së Kuqe, ai çoi shumë prej tyre për riedukim në Guangdong, provinca që përkrah Hong Kongun.
Për të shmangur burgun, ose edhe pas lirimit, shumë u arratisën në enklavën britanike, siç ishte atëherë Hong Kongu, ku disa syresh u bënë bashkë si Dai Huen Jai – Djemtë e Rrethit të Madh. Që atëherë grupi ka zgjeruar operacionet në pjesë të tjera të Azisë, në Europë dhe Amerikën e Veriut.
Më 22 janar, policia në aeroportin Schiphol në Amsterdam arrestoi njeriun që agjencitë e zbatimit të ligjit thonë se u bë djali më i madh i Rrethit të Madh: Tse Chi Lop.
Megjithëse shumë i ri, 57 vjeç, për të qenë një ushtar i Gardës së Kuqe, ai akuzohet për marrjen e mantelit të themeluesve të organizatës dhe për ngritjen e aktiviteteve të saj në një nivel shumë më të lartë, si shefi i një super-sindikate të trafikut të narkotikëve i njohur për anëtarët si “Kompania”.
Agjentët e zbatimit të ligjit e quajnë atë Sam Gor, që në kantoneze do të thotë “Vëllai Tre”, një nga shumë nofkat e zotit Tse. Kompania, pretendojnë ata, ka qenë kryesisht përgjegjëse për përmbytjen e rajonit Azi-Paqësor me metamfetamina dhe droga të tjera sintetike.
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin llogariti fitimet e sindikatës më 2018-n, mes 8 dhe 18 miliardë dollarëve. Kjo do të thoshte që Vëllai Tre është në të njëjtin kampionat, si një mbret i botës së krimit, me Joaquín Guzmán, një bos i kartelit meksikan me nofkën El Chapo.
Megjithatë kur Reuters, botoi një raport mbi të në 2019, ai ishte praktikisht i panjohur për publikun e gjerë. Një kërkim në Baidu, një shërbim kinez i internetit, zbulon zero përmendje të tij në burime në gjuhën kineze, para arrestimit. Edhe pse thuhet se ai mbrohej nga një skuadër kikboksierësh tajlandezë, ai mbante një profil jashtëzakonisht të ulët.
Z. Tse u arrestua si rezultat i një hetimi të koduar “Operacioni Kungur”, i cili përfshinte rreth 20 agjenci të zbatimit të ligjit, të udhëhequr nga Policia Federale Australiane. Nuk është fshesa e tij e parë me ligjin: në vitin 1998 ai u dënua në Nju Jork për komplot në importim të heroinës. Në vitin 2006 ai ishte jashtë burgut dhe shpejt, thonë agjentët e zbatimit të ligjit, u kthye në trafik.
Kompania thuhet se do të bëjë metamfetaminat e saj në impiantet e mëdha të prodhimit në Trekëndëshin e Artë, ku takohen Laosi, Birmania dhe Tajlanda dhe veçanërisht, në shtetin Shan në Lindjen e Mianmarit. Nga atje, futen kontrabandë në Tajlandë, Bangladesh dhe më larg.
Sindikata u mendua të ketë qenë burimi i 1.2 ton metamfetaminave të gjetura në Geraldton, në bregun perëndimor të Australisë më 2017 – konfiskimi më i madh ndonjëherë i drogës në Australi.
Kompania shpërndan drogën si tableta të njohura si ya ba (“ilaçi i çmendur” në tajlandisht) dhe si metali kristalor, i cili zakonisht pihet. Aq është rritja e tyre (deri në 30,000% në Japoni) , sa trafikantët mund të lejojnë të humbasin disa dërgesa dhe akoma të bëjnë fitime të mëdha.
Vetë Z. Tse thuhet se është bërë aq i pasur , saqë ai dikur u largua me gëzim nga tavolinat e lojërave të fatit, në një kazino në Macau, pasi humbi 66 milion dollarë në një natë të vetme./ The Economist. Përktheu: Gazeta Si.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.