Presidenti i Republikës, Ilir Meta, publikoi një tabelë të përhapjes së Covid-19 për muajin Janar për të treguar se rastet janë rritur dhe se masat nga ana e qeverisë duhet të ndryshojnë.
“Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga “Zëri i Amerikës”, numri i të prekurve nga pandemia arriti në 4830, ose 20.4 përqind më shumë se një javë më parë.
Ky është niveli më i lartë i shënuar, që pas javës së dytë të dhjetorit.
Nevojitet një plan i qartë, që duhet ta kishim prej kohësh, për menaxhimin efikas të situatës, përmirësimin e prekshëm të kushteve në spitale, rritjen e masave mbrojtëse për mjekët e infermierët dhe veçanërisht për vaksinimin e popullatës”, shkruan Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke publikuar bashkëngjitur edhe tabelën.
Meta nënvizon me të drejtë domosdoshmërinë e rritjes së masave, por kjo thirrje nuk duhet t’i drejtohet vetëm njërës palë, në këtë rast qeverisë.
Bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi në çdo bashkëbisedim të saj të përditshëm shihet me grumbuj qytetarësh në ambiente të mbyllura pa respektuar asfare distancën fizike, se për të folur për mbajtjen e maskës do të ishte diçka e tepërt LSI. Ndryshe ndodh me PD e cila respektuar deri më një të gjitha masat antiCovid nga Komiteti Teknik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.