Një shqiptar ka mbetur i plagosur pas një shkëmbimi me armë zjarri në Patra. Ngjarja ndodhi në Agia Sofia, lagje qendrore dhe e mbipopulluar e Patras, ku të përfshirë në incident janë disa shqiptarë.
Media greke “Tempo24.news” shkruan se është qëlluar me pesë plumba drejt një shqiptari, 27 vjeç. I riu ishte në makinë, kur është qëlluar në drejtim të tij. Forca të shumta të policisë helene janë në vendin e ngjarjes. Për krimin, dy persona janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se janë autorë. Autorët i kanë prerë rrugën shqiptarit me një mjet tip “Smart” dhe më pas i janë afruar në dritare për ta qëlluar me armë zjarri.
Dëshmitarët okularë kanë rrëfyer ngjarjen, duke thënë se në drejtim të automjetit ku ishte 27-vjeçari u qëllua disa herë me plumba. E gjithë zona është ‘spastruar’ nga policia greke, ndërkohë që ka pamje të tjera që tregojnë momentet e para të vrasjes, ku qytetarët lëvizin të panikosur në rrugë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.