Politike

Basha cakton Spahon në Korçë dhe Mziun në Dibër

Lulzim Basha ka caktuar nënkryetarin e PD-së, Edmond Spaho si drejtues politik për zgjedhjet në qarkun e Korçës.

Në zgjedhjet e 2017, Edmond Spaho prodhoi  një rezultat të dobët për qarkun e Elbasanit. Ai kryesoi listën e Elbasanit për PD-në duke u përfaqësuar në Kuvend vetëm me 3 deputet.

E vështirë të thuhet nëse Spaho do të rikuperojë rezultatin e Korçës, ku PD-ja zgjedhjet e fundit mori vetëm 4 deputetë.

Basha ka zgjidhur edhe “drejtimin” e PD për qarkun e Dibrës. Këtë qark për herë të parë do ta drejtojë Xhelal Mziu ish-kryetari i Bashkisë së Kamzës.

Në zgjedhjet e kaluara, PD-ja fitoi në Dibër vetëm dy deputetë me Xhemal Gjunkshin dhe Dhurata Çupin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë