Ministrija e Arsimit Rinisë dhe Sportit, Evis Kushi ka njoftuar se duke marrë shkas nga temperaturat e ulëta dhe nga shqetësimet e prindërve, shkollat duhet të sigurojnë ngrohje por njëkohësisht të vendosin në zbatim udhëzimin e Ministrisë së Shëndetësisë për ajrosjen e ambienteve.
“Dritaret duhet të mbahen të hapura ose të paktën 5-6 herë gjatë kohës së mësimit”. Prandaj kërkojmë nga të gjitha Institucionet Arsimore që të kenë në vëmendje zbatimin e këtij udhëzimi, duke u kujdesur maksimalisht edhe për mbajtjen e një temperature konstante në klasë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve,” thuhet më tej në njoftimin e Ministrisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.