Politike

Ndoka në Shkodër, Shehi në Tiranë, Basha mbyll marrëveshjen me dy aleatët

Pas arritjes së marrëveshjes me Agron Dukën, Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka mbyllur bisedimet edhe me kryetarin e PDK-së, Nard Ndoka dhe kryetarin e LZHK-së, Dashamir Shehi.

Mësohet se Ndoka do të garojë me siglën e PD-së në listën e qarkut Shkodër, ndërsa Shehi në listën e Tiranës.

Si Shehi edhe Ndoka kanë arritur marrëveshje për një vend të sigurt, ashtu si edhe katër vite më parë. Ndërkohë ka ende bisedime me Fatmir Mediun e PR-së dhe Shpetim Idrizin e PDIU-së.

Një ditë më parë, Lulzim Basha mbylli marrëveshjen me Agron Dukën duke e vendosur në treshen e parë të listës për qarkun Durrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë