Ka ndodhur

Arratiset Moisi Habilaj, shpallet në kërkim nga autoritetet italiane

Moisi Habilaj është arratisur nga banesa ku qëndronte në Itali. Policia i shkon për kontroll dhe nuk e gjeti në banesën e tij në adresën që kishte dhënë në Raguza të Italisë, e cila ishte në pronësi të vëllait.
Gjykata e Apelit e Katanias e dënoi përfundimisht me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn. Ky vendim erdhi pasi në maj Gjykata ndryshoi masën e sigurisë duke e nxjerrë nga qelia në “arrest shtëpie” Habilajn.
Për të gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Katanias tashmë kanë vendosur të mos ndryshojnë vendimin e parë dhe të mos bëjnë asnjë zbritje por ta dënojnë me 15 vjet, 5 muaj dhe 10 ditë siç është urdhëruar më 19 qershor 2019.
Së bashku me Habilajn u dënuan edhe Meridian Sula, Nezar Seiti, Antonino Riela, Vinçenso Spanpinato, Angjelo Buzaka, Xhanluka Pasavanti dhe Xhuzepe Greko.
Moisi Habilaj për disa muaj, ka qenë në arrest shtëpie në shtëpinë e një kushëriri në territorin e San Michele di Ganzaria. Gjyqtarët, gjatë seancës së parë të procesit të apelimit, në fakt kishin pranuar kërkesën e avokatëve të tij.
Mbi grupin Habilaj rëndojnë akuzat për veprat penale “trafikim i narkotikëve” në tentativë kryer në formën e posaçme të “grupit të strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë