Konsumatorët shqiptarë nuk kanë besim se Ekonomia shqiptare mund të përmirësohet së shpejti.
Të dhënat e Vrojtimit të Besimit të Konsumatorit dhe Binzesit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se kriza e shkaktuar prej pandemisë COVID-19 i ka bërë më pesimistë konsumatorët shqiptarë.
Treguesi i besimit konsumator (TBK) ra me 2.0 pikë përqindje gjatë tremujorit të katërt të vitit 2020. BSH në vrojtimin e saj argumenton se ecuria e TBK-së pasqyroi rënien e tre prej katër komponentëve formues të treguesit të besimit: blerjet e mëdha (me 8.9 pikë përqindje) dhe pritjet e situatës së përgjithshme ekonomike dhe situatës financiare të familjes (me përkatësisht 1.0 dhe 0.4 pikë përqindje). Ndërkohë, gjendja aktuale e të ardhurave dhe shpenzimeve është përmirësuar me 2.2 pikë përqindje. Po ashtu edhe situata e kursimit.
Gjatë tremujorit të tretë të vitit që lamë pas Treguesi i Besimit Konsumator u rrit me 3.3 pikë përqindje duke marrë parasysh tremujorin e dytë të vështirë të bllokimit të ekonomisë, megjithatë, besimi konsumator vijoi të mbetej nën mesataren historike të tij. Në atë tremujor blerjet e mëdha u rritnë me 8.2 pikë përqindje; situata e përgjithshme ekonomike e pritur në vend, me 3.1 pikë përqindje; të ardhurave dhe shpenzimet, me 1.8 pikë përqindje; dhe situata financiare e pritur e familjes, me 0.1 pikë përqindje. Por duket se vala e dytë e virusit dhe zhvillimet në botë e tkurrën besimin e konsumatorit shqiptar duke e bërë atë akoma më pessimist për të ardhmen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.