Në Shqipëri u festua Kurban Bajrami dhe dita ka nisur me faljen e “namazit të sabahut” në disa sheshe të qyteteve shqiptare ku ishin mbledhur mijëra besimtarë. Ceremonia e nisur në 05:30, ka përfunduar pak pas orës 07:00. Në fjalën e tij, Myftiut të Tiranës, Ylli Gurra tha:
“Njerëzit besimtarë po pa bërë dallime janë një hap më përpara në raport me të drejtën, me djersën dhe respektimin e tjetrit sidomos nga armata shumë problematike e drejtësisë në këtë vend. Gjithsesi përmes jush uroj Kurban Bajramin. Ardhtë i bardhë me gjithë të mirat dhe me këtë çelikosjen e marrëdhënieve tona bashkëvllazërore fetare dhe kombëtare”.
Më poshtë ju propozojmë disa fotografi nga falja e namazit në Kavajë:
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.