2020 ka qenë një vit krejt ndryshe për industrinë e modës. Shfaqjet kanë qenë të gjitha të veçanta në llojin e tyre, stilistët janë munduar të japin mesazhe në krijimet e tyre më shumë se asnjëherë dhe blerjet online u bënë kryefjala në modë.
Për vite me rradhë, markat e këpuçëve janë munduar të krijojnë atlete dhe këpuçë të buura dhe të veçanta por këtë vit kanë guxuar më shumë duke krijuar atlete jashtëzakonisht të çuditshme dhe deri diku është e vështirë të mendosh se njerëzit do ti blinin apo pëlqenin. Nuk ka ndodhur kështu pasi i kanë pëlqyer dhe blerë edhe pse me çmime relativisht të larta. Këtu janë shtatë nga llojet e atleteve më të çuditshme.
“Chunky Dunky” nga Nike dhe Ben & Jerry

Bashkëpunimi i Nike dhe Ben & Jerry erdhi si një surprizë për të gjithë dhe surprizës ju shtua dhe lloji i atleteve. Është krijuar një shkrirje midis pamjes së lopës diellit dhe tokave, një model që pati mjaft shitje dhe ishte një ndër atletet më të pëlqyera të vitit.
Atletet nga Grateful Dead dhe Nike

Nike gjithashtu solli dhe atlete me gëzof në bashkëpunim me grupin Grateful Dead. Janë me gëzof si nga Brenda, si jashtë dhe u shitën që në orët e para që dolën në treg.
Atletet nga Reebok

Ok duken normale perveç ngjyrave dhe lartësisë jo të zakontë për atletet. Çudia qëndron tek gishti i madh i çili është i ndarë nga pjesa tjetër. A nuk duken si atlete të krijuara nga NASA?
Balenciaga me atletet çorape

Izolimi i njërit gisht nga Reebok është shumë normale krahasuar me atletet-çorape nga Balençiaga që ndajnë pesë gishtat e këmbës. Gjithashut ka një pjesë take në një formë që askush nuk ka arritur ta shpjegojë si është apo duket.
Atletet-shapka nga Adidas

Në një vit ku shumë prej nesh u mbështetën në këpuçët e rehatshme, Adidas solli atlete pa pjesën e mbrapme dhe mund të themi se nuk është diçka që e kërkoi njeri. Është e vështirë të mendohet se mund të veshësh atlete që janë prap të forta por thjesht nuk kanë pjesën mbrapa që me shumë mundësi vret dhe ëhstë e parehatshme.
Nike Air Max 720

Njerëzit e çilësuan si modëlin më të keq të krijuar ndonjëherë nga Nike. Forma ortopedike është shumë e parehatshme, pa përmendur ngjyrat dhe çdo gjë tjetër që përfshin këto atlete.
Crocs si KFC nga Crocs

Ky vit na prezantoi dhe me Crocs si krahët e pulës që na kujton KFC. E kush do e mendonte se një ditë do të blinim dhe Crocs të frymëzuara nga mishi i pulës.
Burimi: Wall Street Journal. Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



