Greqia do të nisë të shtunën të ashtu quajturin misionin Liria, ose e thënë ndryshe vaksinimin e popullsisë.
Pas miratimit nga Bashkimi Europian, dozat e para të vaksinën do të mbërrijnë nesër në Athinë, me kryeministrin Qiriako Mistotaqis që do të vaksinohet nesër publikisht. Greqia pritet të marrë 500,000 dozat e para të vaksinës.
Kryeministri është zotuar se ai dhe familja e tij do jenë grekët e parë që do vaksinohen dhe më pas do vijojë faza e parë e planit me vaksinimin e personelit shëndetësor, punonjësve në azile, të sëmurët kronikë dhe punonjësit në qendrat e tyre, stafi me përparësi për punët e rëndësishme të qeverisë.
Kryeministri Mistotaqis ka sqaruar se vaksina do të jetë falas për të gjithë qytetarët. Duke iu referuar planit të vaksinimit, ai theksoi se strukturat e veçanta do të ngrihen në të gjithë vendin për të qenë në gjendje të zbatojnë këtë vaksinim masiv”.
“Tani që e dimë që ka dritë në fund të tunelit, tani që jemi pothuajse të sigurt se, në gjysmën e parë të vitit 2021, ne do të kemi arritur një nivel të mjaftueshëm të vaksinimit për ta lënë këtë krizë prapa dhe kly informacion duhet të na bëjnë më të fortë dhe më të përqendruar për të ruajtur vigjilencën” theksoi Mitsotakis gjatë telekonferencës.
Në fakt, procedurat për ruajtjen e sigurt të vaksinave tashmë kanë filluar dhe Greqia ka marrë 14 frigoriferë të veçantë.

Së pari do të vaksinohen punonjësit shëndetësorë, pastaj grupet e prekshme, si të moshuarit në azile, njerëzit në qendrat e kujdesit special dhe më pas pjesa tjetër e popullatës do të ndjekë.
Vaksinimi do të bëhet në dy doza ku do të ketë një interval prej 30 ditësh. Greqia do të marrë 25 milion doza dhe qeveria thotë së qëllimi i saj është të vaksinohen dy milion qytetarë çdo muaj dhe 70% e popullsisë deri në qershor të vitit të ardhshëm.
Në fakt, mënyra në të cilën qytetarët do të caktojnë një takim për të marrë vaksinën e koronavirusit është e lehtë. Zëvendës Ministri i Qeverisë Dixhitale, Grigoris Zarifopoulos, përshkroi procesin hap pas hapi, duke theksuar se qytetarët do të marrin një SMS në telefonin e tyre celular ose një email kur do të njoftohen për datën dhe qendrën mjekësore që do të vaksinohet. Marrësi do të përgjigjet nëse pranon të vaksinohet ose jo.
SMS-të tashmë janë bërë gati për 850,000 qytetarë, të cilët janë të parët që do të marrin vaksinën në janar. Nëse dikush nuk pranon sepse nuk dëshiron, pasi vaksinimi nuk do të jetë i detyrueshëm, atëherë ai thjesht informon autoritetet.
Për ata që nuk marrin SMS pasi nuk janë të siguar, regjistruar apo për arsye të tjera, do të ngrihet një uebfaqe e veçantë, emvolio.gov.gr, ku qytetarët do të mund të kontaktojnë ata që janë përgjegjës për vaksinën e tyre.

Në të njëjtën kohë, në këtë faqe, dikush do të jetë në gjendje të përcaktojë nëse ai i përket grupeve që vaksinohen si përparësi gjatë periudhave specifike kohore dhe nëse i plotëson kriteret për të caktuar një takim.
Së fundmi, ekziston një mënyrë e tretë për të informuar ata që nuk kanë qasje të lehtë në internet.
Zëvendës Ministri i Qeverisë Dixhitale, Grigoris Zarifopoulos, deklaroi se do të ngrihet një call center ku qytetarët mund të telefonojnë dhe të caktojnë një takim. Deri më tani, qeveria ka parashikuat që derisa të nisë vaksinimi në masë do të ketë dalë nga bllokimi dhe kështu nuk do të ketë kufizime në lëvizjen e qytetarëve.
Përveç hapave që do të ndërmerren para se të marrin vaksinën, të gjithë qytetarët do të pajisen nga një certifikatë vaksinimi.
Kjo certifikatë do të lëshohet përmes një uebfaqe të veçantë, siç është njoftuar anëtarë të Komitetit të Ekspertëve. Cdo qytetar do të jetë në gjendje të hyjë në faqen e internetit të veçantë dhe të jetë në gjendje të printojë të ashtuquajturën” çertifikatë vaksinimi , e cila duket se do funksionojë si pasaportë kur bie fjala tek udhëtimet ndërkombëtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje