Qeveria spanjolle ka paralajmëruar se vendi mund të përballet me një “valë të tretë” të infeksioneve Covid-19 dhe njoftoi se raundi i parë i vaksinimeve do të fillojë në 27 Dhjetor.
Paralajmërimi erdhi ndërsa Italia po përgatet të urdhërojë kufizime të reja që mund të çojnë në vënien e vendit nën bllokim të plotë gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Kurse Suedia regjistroi një rekord prej 9,654 raste të reja me koronavirus. Në Francë, Presidenti Emmanuel Macron u vetëizolua pasi doli pozitiv ndaj virusit dhe Kryeministri Sllovak, Igor Matovic, i cili mori pjesë në një samit të BE-së javën e kaluar me Macron, njoftoi se ishte infektuar edhe ai.
Edhe pse shkalla e infeksionit në Spanjë ra gjatë javëve të fundit, ajo po zvarritet edhe një herë, me numrin e rasteve për 100,000 njerëz që kalojnë 200 ( të mërkurën).
“Ne mund të jemi në fillim të një vale të tretë nëse nuk marrim masat e duhura”, tha Ministri i Shëndetësisë i Spanjës, Salvador Illa, të Premten për Catalunya Ràdio. “Ne duhet të reagojmë”.
Ndërsa Spanja mbetet në një gjendje të jashtëzakonshme dhe i nënshtrohet një shtetrrethimi gjatë natës, ekziston frika se periudha festive mund të çojë në një rritje të madhe të rasteve edhe pse grumbullimet janë kufizuar në një maksimum prej gjashtë dhe 10 personash në varësi të rajonit.
Illa tha se lehtësimi në nëntor i disa prej masave të rrepta të miratuara nga qeveritë rajonale duket se po nxisin rritjen e infeksioneve.
Sidoqoftë, ai përjashtoi një bllokim të rreptë të ngjashëm me atë të vendosur në pranverë dhe në fillim të verës, duke thënë se “rrethanat nuk kërkojnë një bllokim total – jo tani dhe as në të ardhmen e afërt”. Por nëse kjo do të ndryshojë, “dhe nëse situata epidemiologjike kërkon një bllokim, ne do ta bëjmë atë”.
Ministri u bëri thirrje njerëzve që të kenë “maturi maksimale” gjatë javëve të ardhshme dhe t’i përmbahen të gjitha udhëzimeve shëndetësore. Ai tha se vaksinimet do të fillonin në 27 Dhjetor, dozat do tu shpërndahen qeverive rajonale atë ditë ose një ditë më parë. Raundi i parë i vaksinave do t’u jepet punonjësve shëndetësorë, stafit dhe banorëve të shtëpive të kujdesit të të moshuarëve dhe atyre me probleme të rënda shëndetësore.
Qeveritë rajonale të Spanjës po ndërlidhen me qeverinë qendrore për përgjigjen pandemike, por secila po bën planet e veta për dhjetorin dhe janarin.
Qeveria rajonale e Madridit, e cila po lejon baret dhe restorantet të qëndrojnë të hapura gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, tha të Premten se kishte marrë vendimin “shumë të dhimbshëm” për të kufizuar grumbullimet festive në gjashtë vetë.
Qeveria katalanase ka njoftuar se jo më shumë se gjashtë vetë duhet të mblidhen në një vend, megjithëse kufiri do të vendoset në 10 persona në 24, 25, 26 dhe 31 Dhjetor dhe në 1 dhe 6 Janar. Nga e hëna, restorantet në rajonin veri-lindor do të lejohen të hapen vetëm midis orës 7.30 dhe 10 të mëngjesit, dhe nga 1 pasdite deri në 3 pasdite.
Deri më tani, Spanja ka regjistruar 1,785,421 raste me koronavirus dhe 48,777 vdekje.
Raportet e medieve në Itali sugjerojnë që qeveria po shqyrton vendosjen e të gjithë vendit nën bllokim të plotë duke e konsideruar të gjithë shtetin si “zone të kuqe” në prag të Krishtlindjeve, ditën e Krishtlindjeve, e përsëri midis 31 dhjetorit dhe 3 janarit.
Shqetësimet se festimet mund të shkaktojnë një rritje të infeksioneve gjithashtu nënkuptojnë se vendi mund të shkojë përsëri në bllokim në 5 dhe 6 Janar, kur Italia feston Epifaninë (Ditën e Ujit të Bekuar). Një tjetër mundësi është një bllokim i pandërprerë midis 24 dhjetorit dhe 6 janarit.
Masat mund të përfshijnë zgjatjen e ndalimit të orës së natës, ndalimin e lëvizjeve jo-thelbësore dhe mbylljen e të gjitha dyqaneve pa rëndësi jetike. Udhëtimi ndër-rajonal është i ndaluar nga 21 dhjetori.
Masat do të godasin veçanërisht industrinë e restoranteve, e cila priste rritje në festën e Krishtlindjeve.
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, pritet t’i drejtohet kombit të Premten në mbrëmje.
Francesco Boçia, ministri i çështjeve rajonale, i tha televizionit Sky: “Ne duhet të marrim vendime për të mbrojtur të brishtët dhe të moshuarit, madje edhe me koston e inatit të nejrëzve. Secili duhet të kalojë Krishtlindjen në shtëpinë e tij. Ata që mendojnë për takime në grup gabojnë rëndë. “
Në Suedi – ku strategjia pandemike joortodokse e qeverisë u kritikua nga mbreti Carl XVI Gustaf këtë javë – autoritetet shëndetësore regjistruan një shifër të lartë të re ditore të infektuarëve të rinj me koronavirus. Statistikat nga agjencia shëndetësore treguan 9,654 raste të reja, nga më të lartat prej 8,881 rastee ditore të regjistruara të enjten. Suedia regjistroi gjithashtu 100 vdekje të reja, duke i çuar gjithsej në 7,993.
Macron mbetet në vet-izolim në rezidencën zyrtare presidenciale në La Lanterne në Versajë pasi doli pozitiv ndaj COVID-19.
Gabriel Attal, zëdhënësi i qeverisë, tha se Macron kishte “simptoma të vërteta … kollë, ethe dhe ndjehet shumë i lodhur”.
Mjeku kryesor i Élysée, Jean-Christophe Perrochon, një mjek ushtarak i cili kreu testin e koronavirusit tek presidenti të enjten në mëngjes, gjithashtu po qëndron pranë Macron në Versajë dhe po e mban nën survejim.
Një burim i tha AFP-së që mendohej se Macron ishte infektuar ndërsa merrte pjesë në një samit europian në Bruksel javën e kaluar gjatë të cilit ai kaloi 20 orë me udhëheqësit e tjerë europianë, duke përfshirë një “darkë pune … dhe një natë negociatash”.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez – i cili hëngri drekë me Macron të hënën – ka rezultuar negativ ndaj virusit, por po izolohet deri në 24 dhjetor.
Të enjten, qeveria Portugeze tha se një shtetrrethim brenda ditës, duke filluar në orën 11:00, do të hynte në fuqi në prag të Vitit të Ri.
“Ne duhet të ndërpresim plotësisht festimet e Vitit të Ri,” tha kryeministri, António Costa, duke shtuar se njerëzit nuk do të lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre midis orës 13:00 dhe 5 të mëngjesit nga 1 deri më 3 janar.
Portugalia ka regjistruar 362,616 raste të konfirmuara COVID-19 dhe 5,902 vdekje.
Costa, i cili ishte pranë Macron të mërkurën për bisedime, është gjithashtu në karantinë vullnetare. / The Guardian /
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



