Biznes

Kosovë, gastronomët kërkojnë nga Qeveria zgjatjen e orarit të punës

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës i ka kërkuar sërish Qeverisë zgjatjen e orarit të punës.

Sipas një raporti të shoqatës, 45 për qind e bizneseve janë deklaruar se nëse zgjatet orari i punës atyre do t’iu duhet një vit për t’u rikuperuar.

“Sipas rezultateve të hulumtimit të SHGK-së, po të lejohej që bizneset të veprojnë në rrethana normale (pa kufizime kohore), 45% e bizneseve kanë raportuar që do t’iu duhet më shumë se një (1) vit për t’u rikuperuar. Ndërsa, 43% prej tyre janë shprehur se do t’iu duhet 3-12 muaj që të kthehen në gjendje normale të funksionimit. Që nga marsi e deri më tani, shëndeti publik dhe ekonomia e vendit tonë është goditur nga pandemia dhe masat e vendosura nga institucionet publike. I kemi pasur disa tentativa modeste për të ndikuar në ekonomi nga ana e shtetit, por fatkeqësisht të pasukseshme. Sa më shumë kohë që nuk jemi përkrahur ekonomikisht, dëmet janë përshkallëzuar edhe më shumë”- citon deklarata e shoqatës.

Duke marrë parasysh situatën dhe mos-efektivitetin e masave, thotë shoqata, ne njëzërit edhe me Odat dhe Shoqatat tjera sektoriale, i bëjmë thirrje Qeverisë që të drejtojë fokusin drejt çështjeve ekonomike dhe të ngrerë nivelin e dialogut publiko-privat.

“Rrjedhimisht, ne konsiderojmë të domosdoshme zgjatjen e orarit të funksionimit të bizneseve dhe unifikimit të tij për të gjitha komunat në mënyrë që të mundësohet operimi normal i bizneseve gjithmonë duke marrë parasysh rekomandimet e OBSH-së.”- citon deklarata e shoqatës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë