Një tjetër mjek nuk ka mundur të mposhtë viusin Sars-Cov-2. Mjeku Drini Dobi, i cili kishte punuar si mjek neurolog në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.
Lajmin për vdekjen e mjekut Ilirjan Draci e ka dhënë Ministrja Manastirliu nëpërmjet rrjeteve sociale. Për shkak se gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë, ai u dërgua në Itali për t’u kuruar, por për fat të keq nuk ia ka dalë dot.
“Kishim shpresuar shumë, deri në çastet e fundit, se Doktor Drini do t’ia dilte ta fitonte këtë betejë për jetën, ashtu siç ia kishte dalë me mijëra herë të fitonte betejat për pacientët e tij.” shkruan më tej Ministrja
Për kurimin e tij u zhvillua një fushatë për mbledhjen e fondeve nga kolegët brenda e jashtë vendit, si dhe nga familjarët. Sensibilizimi mori përmasa të mëdha, por për fat të keq mjeku nuk ia ka dalë të fitojë betejën me sëmundjen vdekjeprurëse.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




