Policia e Kukësit ka proceduar penalisht një shtetase, për veprën penale “Braktisja e të miturit”.
Policia thotë se është proceduar në gjendje të lirë shtetasja me inicialet Sh. B., 50 vjeçe, banuese në Kukës.
Procedimi ndaj saj filloi pasi ka braktisur në Kosovë, vajzën e saj të mitur 17 vjeçe.
“Falë bashkëpunimit të DVP Kukës dhe Policisë Kufitare Morinë me Policinë e Kosovës është bërë i mundur lokalizimi, gjetja dhe kthimi i 17-vjeçares në Shqipëri”, vijon më tej njoftimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Ndër të tjera, Policia e Kukësit apelon për të gjithë shtetasit që të mos braktisin fëmijët në vende të tjera, për asnjë lloj arsyeje, pasi për çdo rast do identifikohen dhe ndëshkohen personat përgjegjës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




