Një tjetër mjek ka humbur jetën nga Covid-19. Lajmin për vdekjen e mjekut Ilirjan Draci e ka dhënë Ministrja Manastirliu nëpërmjet rrjeteve sociale.
Mjeku Draci ka qenë drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1.
“Dr.Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me radhë. E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zot,” shkruan më tej Ministrja.

Postimi i fundit në rrjetin social “Facebook” i mjekut ka qenë në datën 8 nëntor, ku shkruante se po vazhdonte betejën e vështirë me virusin dhe këshillonte qytetarët që të ruani distancën dhe t mbanin maskën.
“Një gabim i vogël kushton jetën. Beteja vazhdon…,” ka shkruar mjeku i cili nuk ia doli dot të mposhte sëmundjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



