Zlatan Ibrahimovic, si aktor protagonist në fushën e gjelbër të futbollit e aktore protagonist në kinema. Lucky Red ka njoftuar se do të merret me shpërndarjen e filmit biopic “I am Zlatan”, me metrazh të gjatë e bazuar në jetën e suedezit të famshëm. Jakob Beckman e David Lagercrantz janë skenaristët e filmit, që është marrë nga autobiografia “Unë, Ibra”, shkruar nga Zlatan e David Lagercrantz.

Filmi ka regjisor Jens Sjogren, ndërsa aktorët që do të interpretojnë Ibran janë Dominic Bajraktari Andersson (për periudhën nga 11 në 13 vjec) e Granit Rushiti (për periudhën nga 17 në 23 vjec). Lojtari i Milan është përfshirë në projekt e ka ndihmuar gjatë ndërtimit të skenarit. Filmi përshkruan karrierën e Ibras, nga fillimet në geto e deri në mrekullitë e tij në San Siro me fanellën e Milan.

Andrea Occhipinti, producenti i Lucky Red, ka thënë: “Ibrahimovic është shumë më tepër se një futbollist: është një lider i vërtetë, një ikonë legjendare”. Filmimet kanë nisur në Suedi, vendi i lindjes së Zlatan, në tetorin e kaluar e do të mbyllen në Hollandë në Amsterdam. Dalja në sallat kinematografike është parashikuar për vjeshtën e vitit 2021.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




