Oda Ekonomike e Kosovës është kundër paralajmërimit të Qeverisë për një mbyllje të dytë të shumë sektorëve në përgjigje të luftës ndaj pandemisë COVID-19.
Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, është shprehur se po rritet rezistenca e bizneseve pas paralajmërimeve për mbyllje pa siguruar asnjë mbështetje financiare.
Rukiqi thotë se përveç gastronomisë, në Odë kanë mbërritur ankesa edhe nga sektorë të tjerë, që kundërshtojnë një mbyllje në seri, teksa këtë javë e ka quajtur si vendimtare për mosdërgimin e ekonomisë në kolaps.
“Në rritje rezistenca për mbyllje nga ana e bizneseve, sidomos mbyllje pa e siguruar asnjë mbështetje financiare. Sot në mëngjes kam pranuar edhe dhjetëra thirrje nga sektorët e tjerë: Tregtia me pakicë, qendrat tregtare, ndërtimi, transporti. Është javë vendimtare për mosdërgimin e ekonomisë në kolaps. Për rimëkëmbje as nuk diskutohet. Tani para rimëkëmbjes duhet të sigurohet mbijetesë.”- është shprehur ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.