Ka ndodhur

KPA rikthen gjyqtarin Vjerdha, rasti i parë që prej nisjes së vettingut

FuatVjerdha Gazeta Si

Gjyqtari Fuat Vjerdha bëhet rasti i parë ku në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit rrëzohet vendimi i shkarkimit të një punonjësi të drejtësisë marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

KPA ka rikthyer në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Shkodër, që u shkarkua në qershor të këtij viti nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që nuk u bind për burimin e pasurisë së tij dhe se kishte cenuar besimin e publikut tek drejtësia.

Vjerdha e apeloi vendimin në KPA, betejë të cilën u bë i pari që e fiton duke u rikthyer në detyrë.

Deri më tani, KPA ka rrëzuar KPK vetëm në anën e kundërt, pra vetëm kur ky i fundit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarë apo prokurorë të caktuar, që më pas janë shkarkuar nga KPA.

Gjyqtari Vjerdha ishte pjesë e trupës me pesë anëtarë që shqyrtuan kërkesën e Dritan Dajtit për uljen e dënimit, nga burg përjetë në 25 vite burgim. Ai votoi kundër kësaj uljeje, ndërkohë që Dajti e mori uljen falë votave pro të tre gjyqtarëve të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë