Lajme

Ndryshimi i dënimit për Dritan Dajtin. Dokumenti, si votuan 5 gjyqtarët

Vendimi i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për heqjen e dënimit me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin, shkaktoi reagime të forta nga qeveria, opozita dhe opinioni publik, ndërsa prokuroria po përgatitet për rekurs të dosjes në Gjykatën e Lartë.
Trupa gjykuese që dha vendimin përbëhej nga Fuat Vjerdha, që është edhe kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër, anëtarët janë Lindita Hoxha e Aleks Nikolli, gjyqtarë po në Gjykatën e Apelit Shkodër.
Ndërsa, pesëshja e gjyqtarëve u plotësua me dy gjyqtarët e tjerë Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, të cilët janë gjyqtarë të Apelit në Vlorë.
Pro këtij vendimi kanë votuar Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, ndërsa Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha kanë votuar pjesërisht kundër. Vendimin e ka postuar vetë gjyqtari Vjerdha në faqen e tij te Facebook.

Gepostet von Fuat Vjerdha am Sonntag, 10. Februar 2019

Më Shumë