Rend dhe Ligj

Kokainë gati për shitje, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 37-vjeçar që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike.

Policia thotë se është arrestuar shtetasi E. Z., 37 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 37-vjeçarit, në lagjen nr. 6, Durrës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë