Rend dhe Ligj

Akuzohej për ekzekutimin e ish-policit Arben Bilali, Gjykata pushon çështjen për Gjergj Cukalin

Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen për Gjergj Cukalin, i cili u arrestua si i dyshuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali.

Fillimisht ishte Prokuroria që pushoi çështjen, por tanimë edhe Gjykata e ka pushuar çështjen.  

Avokatët Alban Bengasi dhe Elton Hyseni kanë bindur Gjykatën të rrëzonte provën e ADN-së, duke provuar se ishte marrë nga Policia Gjyqësore në kundërshtim me ligjin.

Gjergj Cukali është një personazh i njohur në Tiranë, i etiketuar si “i forti” i rrugës ”Myslym Shyri” në kryeqytet.

Në 2004-n për një konflikt 100 mijë eurosh, Cukali ka marrë peng Fatjon Demirlikën teksa mori një dënim prej 10 vitesh burg.

Ai u arrestua sërish në 2012 për armëmbajtje pa leje, kurse në 2016 u zbulua se Cukali ishte furnitor i një grupi të shpërndarjes së drogës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë