Policia Kufitare ka ndaluar një 29-vjeçar të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Policia thotë se bëhet fjalë për shtetasin Kristian Makaj, 29 vjeç, i cili gjatë përpunimit të detajuar të dokumenteve ka rezultuar se ishte person i shpallur në kërkim.
“Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve e kanë ndaluar këtë shtetas, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim të formës së prerë, datë 06.05.2019, e ka dënuar me 2 vite e 5 muaj burgim, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



