Gjykata e Vlorës ka vendosur dënimin e përjetshëm për Kasëm Pirjasin dhe 35 vjet për Hysnie Hoxhallarin, të akuzuar për një vrasje të dyfishtë.
Dy personat ishin ndalur nga forcat e policisë në shkurt të vitit 2018, pas vrasjes së bashkëshortit të Hysnie Hoxhallarit, Olsi Hoxhallari, si dhe të vjehrrës së saj, Salkë Hoxhallari.
Dy avokatët mbrojtës, Sajmir Visha dhe Sokol Zotaj kanë pretenduar pafajësinë e klientëve të tyre, por Gjykata i deklaroi fajtorë për bashkëpunim në vrasje në rrethana familjare, ku motivi ishte xhelozia.
Gjatë mbrojtjes, avokati Visha pretendoi se e vetmja provë që disponon akuza është dëshmia e Hysnie Hoxhallarit, e cila, sipas tij, ka sajuar mes saj dhe klientit të tij një lidhje dashurie të paqenë, ndërkohë që avokati ritheksoi faktin se dëshmitë e Pirjasit janë dhënë prej këtij të fundit në kushtet e dhunës fizike të oficerëve të policisë.
Ndërkohë, avokati i Hysnie Hoxhallarit, pretendoi se klientja e tij nën presionin e zbulimit të lidhjes jashtëmartesore ka kryer veprime që mbrojnë autorin Pirjasi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



