Rend dhe Ligj

Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen 2 të rinj në Shkodër

Dy të rinj janë arrestuar në qytetin e Shkodrës, pasi merreshin me shpërndarje të lëndëve narkotike.

Policia thotë se janë vënë në pranga shtetasit B. Ç. 22 vjeç, banues në lagjen Guerrile, Shkodër dhe I. S. 25 vjeç, banues në lagjen Guerrile, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasin I. Ç. (babai i shtetasit B. Ç.) për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit I. Ç., u gjetën 277 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit I. Ç. 55 vjeç, banues ne lagjen Guerrile, Shkodër, u gjet një thikë me dorezë metalike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë