Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Etleva Temon, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Korçë.
Trupa gjykuese ka arritur në përfundimin se gjyqtarja Temo kishte probleme me pasurinë, pasi nuk kishte burime të mjaftueshme për ta justifikuar atë.
KPK thotë se një tjetër shkak është se gjyqtarja ka pasur edhe konflikt interesi, pasi bashkëshorti ka udhëtuar me një person, i cili ishte në proces gjykimi nga gjyqtarja.
Temo ka qenë pjesë e trupës gjykuese së bashku me Mimoza Margjekën dhe Olsi Xhavellën për të ndryshuar masën e sigurisë për Orion Balin.
Po ashtu Temo është gjyqtare edhe në procesin “Shullazi”, e caktuar nga KLGJ.
Etleva Temo e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si gjyqtare në Gjykatën e Pogradecit.
Në vitin 2014, Temo është promovuar si gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Korçës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



