Rend dhe Ligj

Me shpejtësi 177 km/h… 21 patenta të pezulluara dhe 2 shoferë në pranga

Pezullohen 21 patenta dhe 2 shoferë përfundojnë në pranga gjatë 24 orëve të fundit. Është ky bilanci i policisë pas monitorimeve të bëra në aksin rrugor Tiranë-Durrës-Tiranë.

Pezullimi i patentave ka ardhur për shkak se shoferët lëviznin me një shpejtësi tej normave të lejuara që shkon deri në 177 km/ h në një kohë kur maksimumi është 90 km/h si edhe drejtim i makinës në gjendje të dehur.

Ndërkohë, dy shoferët e tjerë u arrestuan pasi ishin të dehur në timon.

“Prej orës 20:00 e deri në këto momente, janë pezulluar 11 Leje Drejtimi, për shpejtësi që varionin nga 137 km/h deri në 177 km/h. Dhe 10 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionin nga 0.40mg/l deri në 0.49 mg/l. Dy drejtues mjetesh në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur që varionin nga 0.59 mg/l deri në 0.89 mg/l, sasi që sipas testeve të verifikuara vinte në rrijtje dhe njëri prej drejtuesëve të mjetëve në gjendje të dehur kishte nga rruga, fatmirësisht pa dëme në njerëz”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndër të tjera, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, të mos abuzojnë me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, të kujdesen për jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë