Rend dhe Ligj

Gjenden trupat e pajetë të dy të rinjve të vrarë në Malësinë e Madhe

Gjenden trupat e pajetë të dy të rinjve të zhdukur prej gjashtë ditësh në Malësinë e Madhe.

Policia ka gjetur trupat e Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt.

Nga të dhënat e para mësohet se dy të rinjtë janë gjetur të vrarë me armë zjarri në zonën malore të Vrithit, në Malësi të Madhe, të cilët dyshohet se janë vrarë nga Danjel Pepaj.

Vilsoni dhe Klementi janë kushërinj të afërt, ndërsa me Danielin janë kushërinj të largët.

Të rinjtë Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj rezultonin të zhdukur prej 3 tetorit, bashkë me shtetasin Danjel Pepaj, i cili dyshohet si personi që i ka qëlluar me armë zjarri dhe më pas iu ka fshehur trupat dhe është larguar në drejtim të paditur.

Sherri mes tyre dyshohet se ka nisur për kultivimin e canabis sattiva në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe, një zonë e shpopulluar thuajse dhe me shumë pak banorë dhe një zonë me një reliev të vështirë malor e përshtatshme për kultivimin e kanabisit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë