Rend dhe Ligj

Sherr me thika në Durrës, përfundojnë në spital dy persona

Një sherr mes dy personave ka ndodhur pak më parë në Sukth të Durrësit.

Policia njofton se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta është plagosur me thikë shtetasi E. Ç., i cili ndodhet në spital.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi M. M., i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore pasi është lënduar si pasojë e konfliktit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, të dy palët e konfliktit ndodhen nën mbikëqyrjen e Policisë deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë