Rend dhe Ligj

Transportonte 4 klandestinë, arrestohet 31-vjeçari në Pogradec- Qafë Thanë

Një 31-vjeçar nga Tirana u arrestua pasi po transportonte 4 klandestinë me mjetin “Volkswagen”.

31-vjeçari B. M, nga Tirana u arrestua në aksin Pogradec – Qafë-Thanë teksa u kishte premtuar 4 emigrantëve të paligjshëm kalimin në BE kundrejt fitimit prej 200 euro nga secili.

“Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin Pogradec-Qafë Thanë, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip ‘Volkswagen’, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit 200 euro për secilin, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”, thuhet në njoftimin e policisë.

Operacioni “Perimetri” në Korçë vijon prej muajsh teksa thuajse ditë pas dite goditen raste të dhënies ndihmë të shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/posts/2879785518974467

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë