Rend dhe Ligj

I dënuar me 10 vite burg në Itali, arrestohet në Krujë 47-vjeçari

Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar në Krujë me qëllim ekstradimi në Itali.

Agim (Artur) Likaj nga Arramerasi i Fushë-Krujës më 10 shtator të këtij viti ka marrë dënimin nga Gjykata e Milanos me 10 vite burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafik droge.

“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Milanos, Itali, më datë 10.09.2020, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale ‘Pjesëmarrja në organizatë kriminale për trafikimin e narkotikëve’, parashikuar nga Kodi Penal italian”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kësaj kohe ai fshihej në Krujë teksa Policia shqiptare e ka gjetur, e ka arrestuar dhe tashmë do e ekstradojë në Itali.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë