Një automjet “BMW X6” u dogj mëngjesin e kësaj të mërkure në Pogradec.
Mësohet se mjeti i përket biznesmenit Alfred Cenkollari.
Automjeti sipas Policisë ishte regjistruar në emër të një firme private të biznesmenit teksa nuk dihet ende se nga se ka ardhur zjarri në automjet.
“Më datë 07.10.2020, rreth orës 04:30, në lagjen nr. 3, ka rënë zjarr në mjetin e parkuar tip “BMW X6”, në pronësi të një firme private”, thuhet në njoftimin e policisë.
Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, por hetimet vijojnë.
Alfred Cenkollari është pronar i disa bizneseve dhe një restoranti në këtë qytet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



