Rend dhe Ligj

Arrestohen 2 persona në Shkodër, sekuestrohen 8 kg drogë

Policia e Shkodrës ka goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, duke arrestuar dy persona dhe shpallur në kërkim dy të tjerë dhe ka sekuestruar 8 kg lëndë narkotike.

Në pranga kanë rënë shtetasit T. K., 39 vjeç, banues në fshatin Theth dhe A. T. 23 vjeç, banues në fshatin Abat, Shkodër.  

Gjatë ndërhyrjes së policisë, 39-vjeçari ka tentuar të largohet më shpejtësi, por është ndaluar në ndjekje e sipër nga shërbimet e Policisë. Në kërkim janë shpallur shtetasit GJ. L. dhe M. D.

Sipas policisë, këta shtetas janë konstatuar në fshatin Reç, duke transportuar lëndë narkotike dhe në momentin që është ndërhyrë nga punonjësit e policisë,  mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin A. T. dhe pasagjer shtetasi T. K. ka tentuar të largohet më shpejtësi, por është ndaluar në ndjekje e sipër nga shërbimet e Policisë.

Pas ndalimit të mjetit dhe kontrollit të ushtruar në pjesën e pasme janë konstatuar dy çanta dhe një qese plastike me 8 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 2 aparate celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë