Rend dhe Ligj

Pas grevës së të dënuarve, shkarkohet drejtori i burgut të Peqinit

Shkarkohet nga detyra drejtori i Burgut të Peqinit, Bukurosh Malluta.

Mësohet se vendimi për shkarkimin e Mallutës është marrë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Bukurosh Malluta është shkarkuar nga detyra, për shkak të keqmenaxhimit të situatës në Burgun e Peqinit.

Zbatimi i masave ndaj “Covid-19” ka ngjallur pakënaqësi të mëdha tek të burgosurit dhe të paraburgosurit në të gjitha burgjet e vendit.

Në burgun e Peqinit janë hasur probleme në futjen e ushqimeve nga familjarët, kufizim takimesh, si dhe të dënuarit kanë pretenduar për mohim të drejtash të ligjshme.

Pakënaqësi të tilla kanë kulmuar me nënshkrimin e një peticioni me 13 kërkesa, si edhe refuzimin e ushqimit të burgut nga më shumë se 200 prej tyre.

Në listën e kërkesave të të dënuarve është amnistia e përgjithshme, përcaktimi me vite i dënimit të përjetshëm me 20 vite, aplikimin e lirimit pas 3/5 të dënimit, reduktimin e kostove të telefonit, rregullimin me ligj të çmimeve në dyqanet brenda burgut, si edhe largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë