Rend dhe Ligj

Po kërkohet një emër për Kushtetuesen, KED rrëzon 4 kandidatura të tjera

godina e KED, drejtesi, lajm

Nga 6 kandidatura (një emër i mbërritur në moment të fundit) Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka mundur të kalojë për shqyrtim vetëm dy prej tyre për ditën e premte duke rrëzuar katër të tjerë, gjatë shqyrtimit për plotësimin e vendin vakant, në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Presidenti i Republikës.

Kandidatët; Sergjio Mazreku, Sinan Tafaj, Shaqir Hasanaj dhe Zhaklina Peto janë skualifikuar nga gara me vendim të KED me argumentin se kandidaturat në fjalë  kanë pasur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.

Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Ndërkohë të premten do të vijojë procedura  e verifikimit për  kandidatët; Sonila Bejtja dhe Eugen Papandile ditën e premte.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë