Rend dhe Ligj

Plagosje gjatë natës në Durrës, qëllohet me armë në këmbë 36-vjeçari

Një plagosje ka ndodhur gjatë natës në Durrës teksa një 40-vjeçar nga Mirdita ka qëlluar me armë zjarri në këmbë një 36-vjeçar tjetër.

Policia thotë se bëhet fjalë për 40-vjeçarin G. S., 40 vjeç, banues në Mirditë, i cili është shpallur në kërkim.

I plagosuri ka qenë i dënuar më parë për dhunim në banesë të kryer në bashkëpunim, kurse autori është tashmë në kërkim nga Policia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:00 të natës në Gjuricaj dhe konflikti ka qenë për motive të dobëta.

“Ky shtetas, më datë 06.10.2020, rreth orës 01:00, në fshatin Gjuricaj, Ishëm, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin E. T., 36 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, i dënuar më parë për dhunim banese, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.

I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë