Rend dhe Ligj

4 të dënuar në Berat duhet të përgjigjen para OFL

Operacioni Forca e Ligjit ka shënjestruar këtë të hënë 4 të dënuar në Berat.

Të dënuarit që duhet të deklarojnë burimin e pasurisë brenda 48 orëve janë:

Elion Fizi (Mati), banues në Kuçovë, i dënuar në Zvicër, për veprën penale “Shitja e lëndëve narkotike”;

Fatbardh Dulla, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Ritvan Caka, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë;

Mariglen Marko, banues në Berat, i dënuar në Greqi, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se “është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë