Gjykata e Kukësit ka ndryshuar masën e sigurisë për dy shtetasit e kapur pak ditë më parë në Doganën e Morinës, së bashku me këngëtaren Fjolla Morina, pasi në makinë iu gjetën armë zjarri.
Mësohet se gjykata ka liruar nga qelia biznesmenin Fisnik Syla dhe shoferin e këngëtares Fitim Muji, duke caktuar masën e detyrimit të paraqitjes.
Prokuroria kishte kërkuar për ta “arrest me burg”, por gjykata i ka liruar për mungesë provash.
Ndërkohë, këngëtarja Fjolla Morina ndodhet në “arrest shtëpie”. Ajo u kap duke kaluar kufirin me dy pistoleta. Në fillim ajo u paraqit në Gjykatën e Kukësit me një eko false me të cilën pretendonte se ishte shtatzënë. Pas një vizite të dytë mjekësore u vërtetua dhe që ajo nuk ishte shtatzënë, por megjithatë Gjykata e liroi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



