Policia e Kakavijës ka sekuestruar mbi 15 mijë paund dhe 2350 euro të padeklaruara në kufi.
Shumat e parave po transportoheshin nga një shqiptar, rezident në Angli, i cili merrej pikërisht me transport të vlerave monetare të padeklaruara.
Policia thotë se është proceduar penalisht poseduesi i shumave monetar me inicialet B. M., 48 vjeç, lindur në Vlorë dhe rezident në Angli.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin fugon, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën në fundin e një çante, 15450 paund dhe 2350 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
“Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, u procedua penalisht shtetasi B. M., për veprat penale ‘Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi’ dhe ‘Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’”, përfundon njoftimi i policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



