Rend dhe Ligj

Vettingu në polici, shkarkohet Arben Frashëri

Një tjetër zyrtar policie ka ngecur në vetting. Drejtori i ShÇBA-së rajonale Fier-Berat, Arben Frashëri është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit mëngjesin e kësaj të premteje.

Frashëri ishte në listën me emrat e 45 drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, SHÇBA-së dhe Gardës së Republikës, që u shortuan të parët për të kaluar në vetting.

Ai është vlerësuar për pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Vendimi u mor nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë