Një 34-vjeçar është arrestuar në mëngjesin e kësaj të premteje nga Policia e Vlorës.
Policia thotë se shtetasi me inicialet V. K, 34 vjeç banues në fshatin Fitore, Vlorë, ka rënë në pranga, pasi ushtronte dhunë psikologjike dhe ka kërcënuar me mjet prerës (thikë) babain e tij.
Për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



