Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin e vjetër Fushë-Krujë – Laç.
Një autoveturë me drejtues Klevis Ballokun ka tentuar t’i largohet postbllokut të policisë dhe në ikje e sipër ka goditur një punonjës policie, i cili ka tentuar ta ndalojë.
Për pasojë, efektivi i policisë, Çesk Martuzi ka marrë plagë dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
32-vjeçari Klevis Balloku është ndaluar nga policia. Ai ishte shpallur në kërkim në vitin 2012, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Heqja paligjshme e lirisë”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


