Rend dhe Ligj

Iu gjet 4 kg kanabis në banesë, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar në Tiranë u arrestua nga policia për trafikimin e lëndëve narkotike.

Policia ishte informuar se në banesën e këtij 32-vjeçari me iniciale D. D. në rrugën “Bill Klinton” kishte një sasi lëndësh narkotike.

Ata e bënin gati dhe ua shisnin shpërndarësve sipas porosive që bënin.

Nga kontrollet e policisë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 4 kg lëndë narkotike të dyshuar kanabis, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, 1 aparat celular dhe një automjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë