Rend dhe Ligj

Ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, në pranga 2 pronarë

Policia e Durrësit ka goditur 2 raste të zhvillimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit dhe ka arrestuar në flagrancë 2 pronarë subjektesh që ushtronin këtë aktivitet.

Policia thotë se ka arrestuar në flagrancë shtetasit E. P., 23 vjeç dhe Sh. D., 39 vjeç, të dy banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në subjektet e tyre bar kafe, në lagjen nr. 17, Durrës, u konstatua se ushtronin aktivitet të paligjshëm të lojërave (basteve) sportive nëpërmjet telefonit, duke fshehur të ardhurat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Organizmi i lojërave të palejuara”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë